Partnerët e projektit LOCATIONS "Low Carbon Transport in Cruise Destinations Cities" do të jenë për dy ditë radhazi në portin e Durrësit, për të diskutuar mbi përmirësimin e logjistikës në lundrimin e kroçerave.
Më 8 dhe 9 maj, në sallën e trajnimeve të APD-së, bashkë me mikpritësit nga Durrësi (APD, Bashkia Durrës dhe Instituti i Transportit) do të jenë edhe përfaqësues nga Italia, Portugalia, Spanja dhe Kroacia.