Një grua që udhëtoi për në Indi për të trajtuar depresionin e saj, u drogua, u përdhunua dhe koka e saj u pre, përpara se trupit të varej në një pyll.
Liga Skromane, 33 vjeç, me origjinë nga Letonia por që jetonte në Dublin të Irlandës, pesë vitet e fundit, shkoi në Kerala me motrën e saj në shkurt.
Ajo shpresonte të trajtohej në një nga qendrat "ayurvedike", një nga trajtimet mjekësore më të vjetra në botë, ndërsa zona indiane është e njohur për këtë lloj trajtimi.
Por ajo u zhduk disa javë pas mbërritjes në vend pasi u largua nga qendra për të vizituar një plazh. Trupi i saj i dekompozuar u gjet pranë një pylli në Thiruvallam më 21 prill.
Ajo ishte joshur nga dy burra, të cilët e droguan dhe e përdhunuan atë para se ta vrisnin. Dy të dyshuar janë në paraburgim.
Të dy janë shitës droge dhe njëri ka histori abuzimi seksual midis burrave dhe grave në zonën ku u gjet trupi i zonjës Skromane, thanë burimet për NDTV.





