Shtatë shqiptarë që tentuan të futeshin në mënyrë të jashtëligjshme në Britani, të fshehur brenda një trajleri në Portin e Tyne, pranë Newcastle, u ndaluan nga autoritetet angleze.
Mësohet se shqiptarët ishin të gjithë meshkuj të moshës 18 deri në 37 vjeç dhe u zbuluan nga oficerët e kufirit orët e para të së mërkurës, pasi kishin mbërritur me traget nga Amsterdami.
Gjashtë prej tyre u kthyen mbrapsht për në Holandë, ndërsa i 7-ti po hetohet nga Home Office pasi kishte kërkuar azil. Për këtë arsye ai u shoqërua në qendrat e emigrantëve derisa kërkesa e tij të procesohet nga autoritetet përkatëse.





