Një mjet luksoz i tipit “Cadillak” ka marrë flakë në Durrës.
Nga burimet policore, mësohet se zjarri ka rënë në makinën në pronësi të shtetasit D.Q., 27 vjeç, banues në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Plepa-Shkozet, ditën e shtunë.
Sipas policisë, nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike në baterinë e mjetit.
Rasti u vlerësua si ngjarje aksidentale, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës.





