Pas vetëm 11 muajsh është mbyllur aventura e Diego Armando Maradona në drejtimin e Al Fujairah, ekip në kategorinë e dytë në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Argjentinasi, që nga shumë specialistë konsiderohet si futbollistë më i madh i të gjitha kohërave e dha dorëheqjen pas barazimit kundër Khor Fakkan dhe tani ekipi i tij nuk ka më asnjë shans matematikor për t’u ngjitur në elitën e futbollit të vendit arab.
Lajmin e bëri të ditur në “Twitter” vetë Matis Morla, avokati personal dhe njëkohësisht menaxheri i “Pibe d’Oro”.





