Në kalatat e Terminalit Perëndimor sot po përpunohen 4 anije me afro 14 mijë tonë mallra të ndryshme, si grurë, sojë, çimento, nitrat dhe pleh bujqësor Dap.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se deri ditën e diel në portin më të madh të vendit priten 8 anije të tjera, njëra nga të cilat ka mbërritur në radën portuale sot në orët e para të ditës.
Anijet tregtare janë planifikuar të përpunohen në kalatat 1, 2, 4 e 5, si dhe në kalatat e Terminalit Lindor 10 dhe 11.
8 anijet që pritet të mbërrijnë deri të dielën, do të sjellin mbi 32 mijë tonë mallra importi gjithsej, si melaminë, grurë, ure’, skrap dhe qymyr.