Policia ka nisur hetimet ndaj një 24-vjeçari nga Tirana, pasi akuzohet për vjedhje të një shume parash.
Denoncimi ndaj tij është bërë nga shoku kroat që ndanin dhomën e hotelit, sipas të cilit, M.Sh. i ka marrë një shumë eurosh dhe është larguar.
“Më datë 25.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.Sh. vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Leka”, në dhomën e hotelit ku qëndronin, dyshohet se i ka vjedhur një shumë eurosh, shtetasit L.G, vjeç 20 banues në Kroaci. Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.





