Katër hajdutët durrsakë ishin kthyer në makthin e qytetarëve të Kuçovës, derisa u zbuluan nga policia dhe arrestuan një prej tyre si dhe kanë nisur procedim penal për 3 të tjerët.
Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë tradhtuar hajdutët teksa përpiqeshin të grabisnin një lokal në fshatin Havaleas të Kuçovës.
Në një video të publikuar nga BalkanWeb, duken të rinjtë të cilët të maskuar, gjatë natës po kryenin grabitjen e radhës në bashkëpunim me njëri-tjetrin.





