Dy zyrtarë janë vënë në pranga nga policia pasi akuzohen për veprën penale "Korrupsion".
Mësohet se dy kontrollorët fizik të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor në Korçë, Daniel Xhemo, 52 vjeç dhe Fredi Gogo 64 vjeç, merrnin ryshfet për regjistrimin e makinave.
Dy zyrtarët e arrestuar në këmbim të lekëve të marra nga shtetas të ndryshëm, favorizonin regjistrimin e mjeteve duke ndryshuar vitin e prodhimit të automjeteve me qëllim shmangien e taksave.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.





