Autoriteti Portual Durrës njofton shpalljen e vendit vakant për zëvendësdrejtor të Forcës së Sigurisë Portuale pranë APD-së.

Kandidatët, të cilët aplikojnë për të ushtruar detyrën e sipërpërmëndur, duhet të dorëzojnë deri më datë 19.05.2018 pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Promocionit, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës në APD, dokumentacionin e kërkuar, sipas udhëzimit Nr.7 datë 11.06.2015 të ministrit të Transporteve dhe Infrastrukturës “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave të përzgjedhjes së punonjësve të Forcës së Sigurisë në Portet Detare të Republikës së Shqipërisë”.