Për të gjithë ata që duan të ndjekin programet e studimit Fulbright dhe Humphrey, Ambasada Amerikane ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm. 

Përmes një njoftimi në Facebook, Ambasada bën me dije se nga ora 18:00-19:00 e pasdites së sotme do të hapen aplikimet për të gjithë të interesuarit.

"Nëse po mendoni të aplikoni për programet Fulbright ose Humphrey, bashkohuni me ne sot, nga ora 18:00-19:00 në Këndin Amerikan në Tiranë, për të mësuar më shumë mbi procesin e aplikimit. Për më shumë informacion në lidhje me këto programe, ju mund të lexoni edhe në faqen tonë", thuhet në faqen e Ambasadës.