Ka përfunduar seanca dëgjimore e gjyqtari të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva, para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sipas KPK, Trezhnjeva ka fshehur pasurinë dhe nuk e justifikon atë pasi deklarimi që ka bërë nuk përputhet.
Pas përfundimit të seancës, gjyqtari Trezhnjeva, i cili është edhe kandidat për KLGJ, duke folur shkurtimisht për mediat ka mohuar akuzat, duke deklaruar se pasuria e tij është e ligjshme.
"Kemi punuar bashkë me gruan. Të ardhurat kryesore janë nga bashkëshortja. Pasuria ime është e ligjshme", tha Trezhnjeva.
Seanca tjetër ndaj tij do të mbahet më 13 prill.





