Biznesi i vogël sot do të ulë qepenat për rreth 60 minuta për të protestuar kundër skemës së TVSH-së ndaj tyre, që hyri në fuqi më 1 prill.

Protesta sot është paralajmëruar të nisë në orën 11:00 dhe të vazhdojë deri në orën 12:00. Edhe javën e kaluar, bizneset e vogla ulën qepenat për të kundërshtuar TVSH-në.

Në këtë protestë, bizneset do të mbështeten edhe opozita, e cila ka paralajmëruar se do të dalë në rrugë përkrah tyre. Dje Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestës së bizneseve të vogla, që refuzojnë të paguajnë TVSH-në si një formë e mosbindjes civile që ka shpallur Partia Demokratike. Sipas Bashës, nëse ngrihen të gjithë në protestë, nuk mund t'i arrestojnë dot të gjithë.