Blogeri i njohur nga Durrësi, Olti Curri, i cili njihet për komentet pikante, ka kritikuar një skeç të programit "Al Pazar" që drejtohet nga aktori i njohur Agron Llakaj, i cili kishte në përmbajtje debatin për komunitetin LGBTI dhe hyrjen e tyre në ambjentet e shkollave.

Blogeri durrsak shkruan në Facebook se skeçi ka për skenarist njerëz që kanë probleme seksuale pasi sipas tij, të rinjtë duhet të dinë edhe të flasin për diversitetin seksual, rracor, gjinor, karhinor…

"Sa idiot apo injorant duhet te jete nje skenarist te beje nje skeç te tille…!!! Skeç komunist, pervers dhe krijuar nga njerez me probleme seksuale alarmante…

Ne shkolla mund te mos kete nevoje per delegate nga LGBT-ja por te rinjte duhet te dine edhe te flasin per diversitetin seksual, rracor, gjinor, karhinor…

Me mire tu flasesh hapur per nje gje qe shoqeria e ka tabu, sesa te shohesh te rinj gjimnazesh qe luajne ne kazino dhe per te lare borxhet bejne prostitucion duke shkuar me meshkuj femra pleq plaka…" shkruan Curri.