Banesa e këngëtarit të njohur grek Lefteris Pantazis ka rënë pre e grabitjes me armë mëngjesin e të dielës së shkuar në zonën Vouliagmeni.
Mediat greke shkruajnë se dy persona të maskuar hynë në shtëpinë e Pantazis dule marrë 1,000 euro, ora dhe bizhuteri me vlerë.
Siç ka deklaruar vetë këngëtari pas ngjarjes dy punëtoret e shtëpisë ishin në gjumë kur hajdutët kishin hyrë nga kuzhina, pasi dera nuk ishte mbyllur mirë dhe alarmi nuk funksionoi.
"Vajzat flinin, ata mbanin armë në dorë dhe i morën 1000 euro. Fatmirësisht punëtoret janë mirë", tha Pantazis në një intervistë për Skai.
Ai tha se nuk ndodhej në shtëpi në momentin e grabitjes, ndërsa thekson se vjedhja ndodhi edhe pse banesa e tij është vetëm 50 m larg nga stacioni i policisë.
Lefteris Pantazis është një këngëtar i njohur edhe për shqiptarët, pas bashkëpunimeve që ka bërë me këngëtarin shqiptar Devis Xherahu.





