Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka zbuluar profesionin e saj të vërtetë.
Prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Albëria i është dedikuar një tjetër fushe, larg muzikës.
Albëria është tashmë një agjente e pasurive të paluajtshme në një nga kompanitë më të suksesshme të kësaj natyre në Shtetet e Bashkuara.
Nëpërmjet disa fotove dhe videove të postuara në rrjetet sociale ajo ka treguar se tashmë është pjesë e një agjensie shitjesh.
“Doja të ndaja eksperiencën time me ju. Dua ti them çdo gruaje që vjen e friksuar se nuk mund t’ja dali në këtë vend të mrekullueshëm, kini besim te vetja juaj”– ka shkruar ajo.





