Është vetëm 20 vjeç por falë talentit ka arritur të ketë shumë fansa në të gjithë botën. Bëhet fjalë për Arilena Arën e cila shënoi suksesin e saj ndërkombëtar me "Nëntorin".
Pas disa hiteve Arilena vjen në bashkëpunim me KDDK me "Last Train to Paris". Për momentin po transmetohet vetëm në stacione radiofonike por kjo nuk e ka ndaluar atë të renditet e 8-ta në listën TOP 10 të Radio Energy në Bullgari, vendi ku u publikua për herë të parë.
Ajo që na bie në sy është se në këtë listë Arilena është kokë më kokë me këngëtaren Dua Lipa e cila renditet e 6-a. Mesa duket Bullgaria është apasionuar shumë pas kësaj kënge.
Nëse do të hulumtonim listën e kërkimeve më të mëdha ne portalin muzikor Shazam do të shihnim se Arilena renditet e 7-a. "Last trani to Paris" mban vulën e Universal Music dhe është një këngë e cila tregon historinë e dashurisë midis një vazje pariziene dhe një djaloshi nga Siria.
Arilena dhe ekipi i saj po punojnë edhe për klipin shoqërues të këngës i cili do të publikohet brenda muajit prill.





