Balerini i njohur i cili është pjesë e spektaklit “Dancing with the stars”, Dion Gjinika, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram lajmin se është bërë baba.
Ai ka postuar një foto ku zbulon se është bërë prind i një vajze të cilën e kanë quajtur Isabelë.
"Keep calm and welcome Isabel" (Qetësohu dhe mirë se erdhe Isabel), shkruhet në postimin e balerinit Gjinika, ndërsa ende nuk ka publikuar një foto të së bijës së porsa ardhur në jetë.
Për një lajm të tillë, sigurisht që nuk kanë munguar komentet uruese nga miq, të afërm, kolegë dhe mbështetës të balerinit të njohur.





