Reperi i famshëm ka ndarë më të gjithë se si e ka përjetuar momentin kur e ëma i ka pranuar atij se ishte lesbike.
Nëse mendoni se ka bërë skena të llojit: thyerje dyersh apo tavolinash, e keni gabim sepse Jay-Z është emocionuar aq shumë saqë ka shpërthyer në lot nga lumturia.
"Isha aq e lumtur për të sepse më në fund ishte e lirë,"-tha ia për David Letterman në Netflix.
Jay-Z i ka kushtuar këtij momenti këngën 'Smile' në albumin e tij të fundit 4:44.
"Mami kishte 4 fëmijë, por ajo ishte lesbike. Për shumë kohë duhej të luante rolin. Duhej të fshihej në një dhomë të errët, kështu ka arritur ta mjekojë plagën. Turpi i shoqërisë dhe dhimbja ishte e madhe"
47-vjeçari u shpreh i lumtur se nëna e tij kishte gjetur përsëri dashurinë.
"Imagjinoni të jetoni jetën tuaj për dikë tjetër. Dhe mendoni se jeni duke mbrojtur fëmijët tuaj. Për nënën time që ka jetuar si dikush që nuk ishte dhe që fshihej për të mbrojtur fëmijët e saj dhe nuk dëshironte t'i turpëronte fëmijët e saj … për gjithë këtë kohë. Për atë që u ul para meje dhe më tha se kishte rënë në dashuri me dikë. Unë me të vërtetë kam qarë."





