Vijon moti i kthjellët me vranësira të herëpashershme. Ndërsa pasditja dhe orët vijuese, sjellin fuqizim gradual të vranësirave në të gjithë vendin.
Sipas "MeteoAlb", temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në orët e mëngjesit dhe mesditës duke ngjitur maksimumin termik mbi 28°C.
Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim 1-2 ballë.





