Reperi Noizy njihet si person, i cili është i dhënë shumë pas makinave luksoze.

Në parkingun pranë shtëpisë së tij janë të renditura disa prej më të shtrenjtave dhe që të gjitha janë të Noizy-t.

Listës i është shtuar edhe një e tipit Maybach, e cila prodhohet në kuadër të markës Mercedes.

Këtë e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet publikimit në Instastory.

Sa i përket muzikës, ZinZin (siç është edhe nofka e Noizy) është aktiv.