Është bërë një vit që prej ditës kur kantautori i njohur Françesk Radi u nda nga jeta.

Ndaj sot për nder të tij, janë organizuar disa ngjarje të veçanta, mes tyre është edhe ajo e statujës së bronztë e cila është vendosur në zonën e liqenit artificial në kryeqytet.

Mbesa e e Fraçeskut, Rozana Radi duke bërë një foto pranë bustit të xhaxhait, i ka dedikuar atij disa fjalë të ndjera.

"Pate nje nje jete te trazuar Franko! 1 vit pa ty si nje jete !Sot ti erdhe pikerisht aty ku e nise,me kitarren tende perballe amfiteatrit te Tiranas after gjelberimit qe aq shume e doje.Mbollem nje peme te ciles I dhame emrin tend . Sot ne vazhdojme rrugetimin e endrres tende qe edhe pse e prere tingelloj gjate. Kush e njohu Frankon e deshi, kush e deshi qau , e kush qau nuk I tha dot lamtumire, por thjesht mirupafshim Mik. Mirupafshim Franko! Do takokemi nje dite."