"Dashuria është një aventurë e bukur që po na çon në rrugë të ndryshme për tani," është kjo deklarata e dy aktorëve të famshëm të cilët po ndahen pas 9 vitesh martese.

37-vjeçarët, Channing Tatum dhe Jenna Dewan Tatum, u dashuruan gjatë xhirmit të filmit Step Up në vitin 2006. Ata u martuan në vitin 2009 dhe janë prindër të një vajze 4 vjeçare, Everly.

"Kemi zgjedhur që të ndahemi me mirëkuptim. Ne kemi qenë të dashuruar për kaq shumë vite dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku.  Absolutisht asgjë nuk ka ndryshuar mbi atë se sa ne e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që po na çon në rrugë të ndryshme,"-shkruajtën në një postim në Facebook.

Çifti theksoi se ata janë ende një familje dhe gjithmonë do të jenë prindër të përkushtuar për vajzën e tyre të vogël.