Gjykata e Kukësit e ka shtyrë dhënien e vendimit për vlerësim mase sigurie për 23 të arrestuarit e protestës në Rrugën e Kombit. Mësohet se seanca gjyqësore do të mbahet nesër në orën 09:00 paradite.

"Nesër në orën 9:00, gjykata e Kukësit do të shprehet për 23 të arrestuarit njëherësh, që janë në paraburgim në Tiranë". Kështu tha Isuf Shehu, kryetari i gjykatës së Kukësit.

Sipas tij, nuk po tejkalohen afatet për dhëninen e masës së sigurisë, pasi dosja e prokurorisë ka mbërritur vetëm sot rreth orës 9:30 dhe kështu gjykata ka kohë edhe 48 orë për ta shqyrtuar atë.