Pak ditë më parë, në familjen e ministres së Kosovës, Albena Reshitaj kishte festë të madhe, pasi martonte vëllanë. Mes të ftuarve ishin edhe kryeministri Haradinaj, por edhe deputetët e qeverisë.

Të ftuarit në dasmë kanë publikuar disa momente nga festa, ndërsa mediet kosovare zbulojnë edhe detaje të tjera.

Sipas tyre, nusja e vëllait të ministres Rashitaj është Andrra Pllana, e cila mban pozitën e asistentes ekzekutive në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Nuk dihet nëse vëllai i ministres dhe asistentja e saj janë njohur para se Albena të bëhej ministre apo ka qenë ajo që i ka prezantuar.