Është depozituar në gjykatën e Kukësit dosja hetimore për 23 protestuesit e arrestuar lidhur me protestën e së shtunës në Rrugën e Kombit.
Ndonëse pas ndalimit, ata u sollën në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, personat e ndaluar do të dalin para Gjykatës në Kukës.
Materiali hetimor për ta është dorëzuar tashmë në këtë Gjykatë dhe do të jetë ajo që do të caktojë datën dhe orën e seancës gjyqësore për vlerësimin e arrestimeve dhe masën e sigurisë.
Akuzat që janë ngritur ndaj protestuesve janë: “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, vepra penale të parashikuara nga nenet 150,151 e 236/2 të Kodit Penal.





