Pas kthimit në veprim, duke luajtur si zëvendësues dhe prodhuar një tjetër mrekulli në “Sanchez Pizjuan”, ku Barça barazoi 2-2 me Sevilla, Lionel Messi ka shijuar të dielën e Pashkëve, ose Ringjalljen, i rrethuar nga familja e tij në lagjen e veçantë, në “Castelldefels” të Barcelonës.
Ylli argjentinas dhe gruaja e tij, Antonella Roccuzzo, u bënë prindër tri javë më parë për herë të tretë me lindjen e djalit, Ciro, vëllai i vogël i Thiago (5 vjeç) dhe Mateo (2 vjeç).
Vetë lojtari e konfirmoi këtë përmes një fotoje në Instagram, teksa shfaqet në një pamje të bukur, duke mbajtur në duar të porsalindurin, duke e shoqëruar me këto fjalë: “Mirëdita nga Ciro! Faleminderit Perëndisë, gjithçka shkoi në mënyrë të përkryer.
Ai dhe mamaja janë shumë mirë, ne jemi super të lumtur”!Ditën e lindjes së djalit të tretë të Messit, Barça luajti në “La Rosaleda”, kundër Malaga, ndërsa argjentinasi tregoi në këtë rrjet social se po e ndiqte ndeshjen nga spitali. Fotografia e parë e të gjithë familjes zbulon fytyrën e Ciros.





