Si për të sfiduar policinë për procedimin e 8 qytetarëve, protestuesit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës ia kanë marrë valles.

E për t’ju përgjigjur më mirë vendimit të qeverisë për taksën prej 10 euro në Rrugën e Kombit, në një video të publikuar nga BalkanWeb, duken qytetarët kërcejnë pikërisht vallen e Kukësit. Disa kërcejnë dhe disa duartrokasin të ulur këmbëkryq.

Kujtojmë se qytetarët që prej orës 9:00 kanë shkuar para ambienteve të Drejtorisë së Policisë, ku kërkojnë lirimin e 23 protestuesit që u arrestuan dje pas mesnate në Kukës, për shkak të tubimit të dhunshme në Rrugën e Kombit.