Ylli i Terminator dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, i është nënshtruar një operacioni në zemër në Los Angeles të enjten (29 mars).

Aktori i famshëm, Arnold Schwarzenegger, kreu ndërhyrjen kirugjikale për të rregulluar një valvul të zemrës.

Por sipas Washington Post pasi u zgjua nga anastezia, fjalët e para të 70-vjeçarit ishin: "Unë jam kthyer".

Sipas mediave të huaja aktori është në gjendje të mirë shëndetsore.