Protesta e ditës së shtunë në Rrugën e Kombit që degjeneroi në dhunë, ka gjetur pasqyrim edhe në mediat greke.

Në një shkrim të publikuar në CNN.gr shkruhet: "Shqiptarët protestojnë kundër taksës se rrugës nacionale, që u konsiderua tepër e shtrenjtë. Opozita i kundërvihet qeverise për çështjen që ka dalë jashtë kontrollit në fundjavë në Shqipëri. Çmimet e larta të taksës rrugore kane shkaktuar indinjatë të thellë te popullit shqiptar dhe kosovar".

Deri tani janë 23 të arrestuar të cilët po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Qytetarë të shumtë kanë protestuar për lirim e tyre, ndërsa protestës i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës.