Edi Rama, kryeministri që duhej të ishte i të gjithë shqiptarëve, i emërton qytetarët e vendit të tij si: Vandalë.

E siç duket ky mendim është vetëm i Edi Ramës, e jo i pjesës së tjetër të popullit shqiptar, që dje e sot është në mbështetje të Kukësit, Hasit e Tropojës dhe protestës së tyre.

E këtë mendim Edi Ramës ia thanë edhe sot live në ekran dhe në zyrën e tij.

Edi Rama thirri sot një grup gazetarësh që të dilte e të kërcënonte sërish banorët e Kukësit e jo vetëm, por gazetari i OraNews i ka dalë kundër Ramës për etiketimet që bënte kryeministri ndaj qytetarëve.

Pas fjalëve që Edi Rama theksonte se ‘protestuesit, qytetarët janë vandalë’, gazetari i ka dalë kundër dhe i ka thënë se “Qytetarët nuk janë vandalë”. /syri,net (Videon shiheni këtu)