Ajo ka kënduar që në festivalin e parë të "Kënga Magjike" në vitin 1999 në TVSH, ndërsa sot është një ndër këngëtaret më të mira të live-t.

Bëhet fjalë për këngëtaren Era Rusi, e cila së fundmi ka risjellë për ndjekësit e saj në Instagram ato çaste nga hapat e saj të parë në karrierën si këngëtare kur ishte vetëm 14 vjeçe.

Në videon e hershme, Era shihet me flokë të shkurtër brunë dhe e veshur me një fustan të bardhë, teksa performon e vetme në skenën e festivalit si një këngëtare profesioniste.