Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore, ka thirrur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për media, Këshilli i Sigurisë së Kosovës do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.

Këshilli i Sigurisë së Kosovës mblidhet një ditë pas arrestimit të drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Kjo mbledhje do të nisë në orën 13:00 dhe më pas, pritet të ketë konferencë për median.

Në ndërkohë, Këshilli i Sigurisë së Serbisë është mbledhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Pas kësaj mbledhje, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç doli në konferencë për media ku tha se arrestimi i Marko Gjuriçit e ka quajtur provokim brutal.

Madje, presidenti serb e ka quajtur Policinë e Kosovës si bandë terroriste.

Ata që e kanë arrestuar Marko Gjuriçin në Kosovë do të përgjigjen që të gjithë, ka thënë ndër të tjera, Aleksandar Vuçiç, presidenti i shtetit të Serbisë./Klan Kosova