Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka deklaruar në konferencë për media se arrestimi i Marko Gjuriç, ishte një provokim brutal.
“Ky ishte një provokim brutal dhe i pamenduar”, pohoi Vuçiç në konferencën për media pas mbledhjes që zgjati mbi tri orë.
Ai ka deklaruar se zyrtarët serbë asnjëherë nuk kërkojnë leje nga organet në Kosovë. “Ne nuk kërkojmë leje, ne vetëm i njoftojmë ata. Kështu e thotë edhe marrëveshja e Brukselit”.
Vuçiç ka shtuar se megjithatë “ne nuk kukasim ashtu siç bëjnë të tjerët”. Aktin e arrestimit të Gjuriqit e ka quajtur edhe “një akt kriminal”.
Ndërkohë, kryetari i Listes Serbe, Goran Rakiç, ka miratuar nismën për t’u larguar nga qeveria në Prishtinë.
“Në këto rrethana kur drejt popullit duarzbrazët shkohet me plumba në tytë, kur drejt fjalës shkohet me armë dhe çizme, dialogu nuk ka kuptim” ka deklaruar Rakiç, raportojnë mediat serbe.
Ai ka thënë se sot përfaqësuesit legjitimë të popullit serb janë trajtuar “brutalisht” në Mitrovicën e Veriut.
“Pas këtij abuzimi dhe demonstrimi të forcës, udhëheqja e Listës Serbe ka mbajtur një mbledhje urgjente, për të nisur iniciativën për braktisjen e qeverisë në Prishtinë”, është shprehur Rakiç./klankosova