Ish-missi shqiptar, Egla Harxhi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për një kohë të gjatë për marrëdhënien treshe me partnerin e saj, Ale de Basseville dhe partneren tjetër Alesia.

Mirëpo prej disa kohësh në profilin e Eglës në Instagram, fotot me Alesia nuk janë më dhe ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën.

Në një intervistë për "Thumb", Egla ka treguar se çdo gjë ka marrë fund, por pa dhënë detaje apo arsyet që çuan drejt këtij vendimi.

"Nuk do doja të ndalesha shumë tek kjo pyetje, detajet na perkasin vetem ne por do te thoja që fakteqsisht njerëzit ndryshojnë, nuk është ashtu siç e kishe menduar, gjërat ndryshojnë jo për mirë. Gjërat që ti nuk i ke në dorë dhe nuk prisje të merrnin një formë jo pozitve", është shprehur Egla.