Vetëvendosja assesi nuk po lejon nisjen e seancës për ratifikimin e Demarkacionit. Megjithatë, këtë e pengoi sigurimi i Kuvendit.
Kjo është hera e katërt që partia tashmë e ndarë, ka gjuajtur gaz në Kuvendin e Kosovës.
Pati reagime të shumta nga ndërkombëtarët. Madje, pati edhe takime mes VV-së dhe tyre, por e kotë.
Vetëvendosja nuk po ndalet edhe pse deputetët që kishin hedhur gaz më parë, janë arrestuar nga Policia.
Herën e parë gazi u hodh nga Xhelal Sveçla e Fitore Pacolli. Herën e dytë gazi u hodh nga Sali Zyba. Herën e tretë sërish kishte hedhur Sveçla.