Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka dhënë urdhër për deputetët që akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se edhe Kryesia ka marrë vendim për përjashtimin e pesë deputetëve të Kosovës.

Bëhet fjalë për deputetët; Xhelal Sfeçla, Fitore Pacolli, Drita Millaku, Salih Zyba, Liburn Aliu. Të njëjtit gjuajtën dy herë radhazi gaz lotsjellës në momentin kur pritej të dilte në votim Marrëveshja.

Ky lajm është konfirmua nga Zëdhënës i Prokurorisë së Kosovës, Ekrem Lutfiu, për Telegraf.