Mesfushori gjerman i cili ka fituar çdo gjë në karrierën e tij dhe që së fundmi aktivizohet në Amerikë te ekipi i Chicagos ka marrë ndoshta lajmin më të gëzueshëm të jetës. Sebastian Schweinsteiger sapo është bërë baba!
Me anë të një postimi në Instagram, futbollisti i njohur ka njoftuar për ardhjen në jetë të fëmijës së tij të parë. Ai kishte postuar dhe një foto të dy duarve të prindërve dhe këmbët e djalit të vogël.
‘Mirë se erdhe në jetë vogëlushi ynë! Jemi shumë të lumtur”- shkruan Schweinsteiger.





