Dy demokratë të vjetër janë parë këtë të diel në Durrës nën shoqërinë e njëri-tjetrit për të kaluar një drekë në qytetin bregdetar, njëri deputet e tjetri ish-deputet, i lënë jashtë listave nga lideri Basha.

Deputeti Flamur Noka së bashku me Ridvan Boden, janë fotografuar sot teksa zbrisnin nga një “Mercedes Benz S Class” në rrugën “Taulantia” për të vijuar më pas ecjen në drejtim të shëtitores.

Megjithëse njëri në Kuvend e tjetri kritik i fortë i Bashës, kjo nuk i pengon dy demokratët që të kalojnë një drekë mes miqsh në fundjavë…