Prishja e miqësisë mes dy këngëtareve të njohura shqiptare, bëri jo pak bujë në median rozë vite më parë. Bëhet fjalë për Samantën dhe Ronelën, të cilat dikur kanë qenë mike shumë të ngushta.

Lidhur me këtë çështje të shumë diskutuar, e ftuar në "PopCulture" në Top Channel, Samanta Karavella u shpreh se nuk i pëlqejnë intrigat dhe se pëlqen miqësitë e pastra, pa zbuluar më shumë ç'ka ndodhur me këngëtares dhe ish-mikeshës së saj.

"Me kolegët kam marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme. Lidhur me lajmet e publikuara për armiqësinë time me këngëtaren Ronela Hajati, dua të them vetëm se unë vendosa të nis një kapitull të ri në jetën time. Nuk më pëlqejnë intrigat. Unë ose të dua ose për mua nuk ekziston. Më pëlqejnë miqësitë e pastra."