Lajmet mbi ndarjen e këngëtares së njohur Çiljeta Xhilaga dhe portierit të Partizanit, Alban Hoxha pushtuan mediat rozë.
Kjo ndodhi për faktin se çifti nuk ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram. Por këngëtarja ka vendosur që t'u mbyllë gojën të gjithëve duke zyrtarizuar lidhjen e saj.
Me anë të një postimi në Instagram, u ka treguar të gjithëve se jo vetëm që janë bashkë por janë edhe shumë të lumtur.
Ajo ka publikuar një video në makinë duke udhëtuar me portierin ndërsa në sfond është kënga 'Unë edhe ti' e Alban Skënderajt.
Disa ditë më parë këngëtarja dhe portieri i Partizanit festuan 2-vjetorin e lidhjes.





