Ndonëse as Xhensila as bashkëshorti i saj Besart Kallaku ende nuk e kanë konfirmuar lajmin e shtatzënisë, mediat rozë prej disa javësh flasin për këtë.

Kohet e fundit në media qarkullon lajmi se këngëtarja është shtatzënë në muajin e pestë dhe është në pritje të një vajze.

Por edhe pse ajo në fotot e saj të fundit është munduar ta fshehë barkun, rrumbullakësia e tij ka filluar të jetë gjithnjë e më e dukshme dhe kjo është vënë re dhe së fundmi në një club ku këngëtarja ka performuar ditën e djeshme.

Siç shihet në videon e postuara nga fansat e këngëtares, rrumbullakësia tashmë është mjaft e dukshme. Tashmë pritet vetëm konfirmimi i çiftit.