Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij Andrra Destani, janë një ndër çiftet më të përfolur të showbizz, të cilët pak javë më parë u komentuan për hapjen e një super biznesi në Tiranë. Sipas burimeve pranë çiftit, në butikun që hapën, kanë investuar plot 600 mijë euro, ndërkohë që miqtë VIP i panë nga afër ambientet luksoze të tij, gjatë një feste inaguruese që organizuan si çift.

Kujtojmë se kohë më parë në një intervistë televizive, Sinani u shpreh se do të hapte për bashkëshorten e tij një biznes, të cilin do e menaxhonte ajo, pas lindjes së djalit të tyre, Ansi. Gjatë intervistës, ai tha se besonte që Andrra di ta bëjë më së miri atë punë, deklaratë që u konfirmua dhe nga vetë Andrra.

Por duket se jo gjithçka është e thjeshtë për Andrrën, e cila, përveç biznesit, ka rolin e nënës duke qenë se kujdeset për djalin e vogël. Për t’i ardhur në ndihmë ka udhëtuar nga Gjermania drejt Tiranës, nëna e saj, Kadira Destani.

Në “Instagram”-in e saj ajo ka postuar foto dhe video nga ambientet e brendshme të dyqanit, ku ekspozon fustanet e reja të nusërisë dhe mbrëmjeve për vajzat. Duket se vjehrra shumë simpatike e Sinanit, ka kaluar një kohë të mirë në Tiranë duke këshilluar dhe drejtuar të bijën për të menaxhuar si duhet punën, për të pasur sa më shumë shitje në biznesin e saj dhe po ashtu sukses si sipërmarrëse. Panorama Plus