Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me vendimin që mori dje Kuvendi i Maqedonisë për miratimin e ligjit për gjuhët, mes tyre edhe shqipen.
Berisha e cilëson këtë vendim një arritje të rëndësishme të shqiptarëve.
"Votimi i tretë i ligjit për përdorimin e gjerë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoni është një arritje e rëndësishme e shqiptarëve në këtë republikë, e kombit shqiptar në tërësi por dhe e demokracisë, lirive dhe të drejtave demokratike dhe stabilitetit në këtë vend fqinj! sb", shkruan Berisha përmes një mesazhi në faqen e tij në "Facebook".





