21.648 kontejnerë TEU janë përpunuar në dy muajt e parë të këtij viti në kalatat e specializuara në portin e Durrësit. Shifra është 4.638 njësi kontejnerike (TEU), më e lartë se sa në dy muajt e parë të vitit 2017.
Volumi i përgjithshëm i mallrave me kontejnerë gjatë dy muajve të parë të këtij viti arrin në 273.580 tonë mallra gjithsej. Shifra është 63 mijë tonë më e lartë se sa ajo e regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se në periudhën janar-shkurt 2018 në Terminalin e kontejnerëve janë përpunuar 31 anije gjithsej. Në kalata janë shkarkuar 10.779 kontejnerë TEU me mallra importi, ose 2.250 më shumë se në të njejtën periudhë të vitit të kaluar.
Thuajse të njëjtën rritje ka patur edhe numri i kontejnerëve për eksport, me 2.388 kontejnerë TEU më shumë se në janar-shkurt 2017.