Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta e kanë nisur ditën e sotme me një urim për Ditën e Verës për të gjithë shqiptarët.
Me një postim në faqen e tij në Facebook, Rama ka uruar nga Elbasani, aty ku qeveria është grumbulluar që dje në mbledhjen e radhës të kabinetit.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë pamje diellore nga Elbasani ju uroj GËZUAR DITËN E VERËS
”, shkruan Rama.
Ndërsa Meta uron kështu, po përmes “Facebook”-ut:
“Të dashur miq, Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që ngjyrat dhe tingujt e mrekullueshëm pranverorë të përtërijnë optimizmin, shpresën dhe gëzimin në familjet dhe zemrën e secilit prej jush!
”.



dhe me këtë pamje diellore nga Elbasani ju uroj GËZUAR DITËN E VERËS
”, shkruan Rama.


