Një delegacion ushtarak i NATO-s me mision në Kosovë, i kryesuar nga gjeneral major, Salvatore Cuoci, zhvilloi sot në mesditë një vizitë zyrtare në portin e Durrësit.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj, duke uruar mirëseardhjen u bëri të njohur ushtarakëve edhe disa nga kapacitetet kryesore të portit më të madh të vendit tonë.
Edhe në cilësinë e një ish-ushtaraku me përvojë drejtori i APD, Bakaj, u ndal në raportet shumë të mira të APD me misionet e NATO-s në përgjithësi.
Gjen. Cuoci vlerësoi marrëdhënien shumë të mirë mes palëve, si dhe infomacionin e ofruar lidhur me kapacitetet portuale. Ushtarakët e NATO-s në vendin tonë zhvillojnë takime dhe vizita njohëse të herëpasherëshme në portin e Durrësit.
Delegacioni i NATO-s me mision në kosovë përbëhej nga 9 ushtarakë dhe shoqërohej nga një ushtarak i Forcave tona të Armatosura.
Në takim morrën pjesë edhe zv.drejtore e Përgjithshme e APD, Sonila Toska, si dhe disa nga drejtuesit e Drejtorive dhe Sektorëve.