Për personat me aftësi të kufizuara që lëvizin me mjete ndihmëse si motorë, biçikleta etj., problemi i mungesës se rampave është shumë shqetësues. Gjatë këtyre muajve janë ngritur disa rampa për ta, por mbetet problem ngritja e rampave edhe në rrugët që po restaurohen si ajo “Aleksandër Goga”, me qarkullim mjaft të dendur ku tetraplegjikët e kanë të vështirë që të qarkullojnë pa u rrezikuar.

Por sipas Flamur Balës kjo gjendje nuk e zgjidh tërësisht problemin e tyre. Ai thotë se duhen ngritur rreth 150 rampa nga të cilat përfitojnë rreth 750 persona që kane probleme me qarkullimin për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Problemi që ata kanë, sipas Balës, kërkon thjesht që të ngrihet një grup pune për të studiuar pikat dhe ngritur më pas rampat të cilat janë të thjeshta në ndërtim, por që zgjidhin probleme të shumta të tanishme për qarkullimin e personave me aftësi të kufizuara. Problemi i rampave kërkon më shumë përkushtim dhe vëmendje si nga shteti ashtu edhe nga organizatat shoqërore qoftë për financim ashtu dhe për sensibilizim.

K.H.