Një 20-vjeçar është akuzuar këto ditë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për përdhunimin e një 70-vjeçareje.
Ngjarja thuhet se ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, në Komunën e Fushë-Kosovës.
I akuzuari me inicialet A.H., bazuar në aktakuzën që e posedon “Koha Ditore” është i nacionalitetit shqiptar dhe me status i martuar.
Dyshohet se më datën 6 tetor të vitit të kaluar, rreth orës 19:00 është futur në shtëpinë e 70-vjeçares në Fushë-Kosovë dhe është prezantuar si punëtor i KEK-ut.
I ka thënë të moshuarës se ka ardhur për të shikuar orën e rrymës. Pasi është ngjitur në katin e dytë të shtëpisë, është futur në dhomë e dëmtuara dhe është afruar te dera që të shikojë se çfarë ishte duke bërë i riu, por ai e ka përdhunuar.