Pasi u ribashkuan në muajin nëntor të vitit të kaluar, çifti i këngëtarëve mesa duket kanë ende probleme në lidhjen e tyre të dashurisë.
Justin Bieber dhe Selena Gomez duket se sërish nuk ndihen mirë në praninë e njëri-tjetrit, e për këtë arsye kanë vendosur që për pak kohë të qëndrojnë të ndarë.
“ENews” shkruan se Selena dhe Justin, po i japin hapësirë njëri-tjetrit, dhe kjo për të vërtetuar nëse dashuria e tyre vijon të jetë aq e fortë sa për të përballuar një tjetër shkëputje.
Ende nuk dihet nëse kjo “hapësirë” që ata i kanë dhënë njëri-tjetrit vjen si pasojë e prindërve të Selensës, të cilët që në fillim të lidhjes së tyre kanë qenë kundër, pasi sipas familjarëve të këngëtares, Justin nuk është personi i duhur për të.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Selena mori pjesë edhe në ceremoninë e martesës së babait të Justin në Meksikë.





